Edukimi në distancë

Edukimi në distancë tanishmë ka një rol parësor në fushën e edukimit në vazhdim në mjekësi në mbarë botën. Në të gjitha vendet kryesore evropiane numri i eventeve të trajnimit në distancë dhe profesionistët që përmbushin detyrimin edukativ nëpërmjet kësaj metode shënon një rritje progresive me dy shifra. Duke qenë ndër të parët në Itali për promovimin e edukimit në distancë, i propozojmë të njëjtën gjë tregut shqipëtar, me ambicien e marrdhënieve dypalëshe me Institucionet e fushës duke u bërë kështu mbështetësit numër një të kësaj metode trajnimi e cila nuk është vetëm inovative, por përfaqëson për mjekët dhe sistemin në përgjithësi një instrument me vlerë për kursim kohe, për të ulur kostot duke ofruar fleksibilitet në proçesin e menaxhimit të përditësimit profesional.

  • Kursim Kohe
  • Aksesim kudo dhe ne cdo kohe
  • Metode interaktive
  • Kosto me te ulta
  • Perfshirje e shume profesionisteve njekohesisht dhe ne nivel nderkombetar
2
Veme ne dispozicion arsenalin tone teknologjik: sistemi informatik performant e-learning i aftë te të unifikoje thjeshtësinë e përdorimit dhe efikasitetin

Platforma jone bazohet në standartin LMS (Learning Managemente System). Ky instrument është i strukturuar në mënyrë të tillë që të lehtësojë aksesimin e materialeve kudo dhe kurdo, pavarsisht nga njohuritë informatike të përdoruesve. Përdorimi i kurseve mund të kryhet në disa seksione dhe përdoruesi mund të rinisë seksionin aty ku e ka ndërprerë më shumë se një herë deri në përfundim.

2
SHQIPERIA, VENDI I PARE NE BOTE QE IMPLEMENTON TEKNOLOGJINE BLOCKCHAIN NE EDUKIMIN E VAZHDUAR NE DISTANCE

Teknologjia Blockchain jep mundesine e certifimit te kryerjes reale te trajnimit duke ruajtur ne platformen publike Etherum te gjitha te dhenat e procesit: qe nga fillimi i kursit, deri tek provimi perfundimtar dhe ne fund marrja e certifikates me kreditet e njohura nga QKEV. Ky funksionalitet shton sigurine dhe ve ne dispozicion te kujtdo informacionin pa modifikueshem.

Ky funksionalitet eshte vlere e shtuar dhe per vete punonjesit e shendetesise qe kryejne trajnimin permes platformes tone, pasi kane mundesi te paraqesin prane kujtdo nje certifikate qe deshmon kryerjen reale te trajnimit dhe i mbron nga sanksionet pasi dhe vete institucionet mund te vertetojne informacionin qe paraqitet.

1