COVID-19: TË BASHKUAR KUNDER PANDEMISË

Pandemia vuri në dukje dy nevoja kryesore: trajnimi i profesionistëve të shëndetësisë dhe krijimi i një rrugëtimi virtuoz për shpërndarjen e informacionit online dhe nëpër media, për të evituar risqet që derivojnë nga infodemia.

Consulcesi sjell vaksinen kundër fake news-ve rreth koronavirusit, një projekt viral për profesionistët e shëndetësisë dhe qytetarët i përbërë nga një sërë iniciativash. Ndër të parat, një dokufilm, një libër dhe një kolanë dedikuar Edukimit në Vazhdim në Shëndetësi lidhur me Covid-19.

Vjen vaksina kundër fake news-ve rreth koronavirusit
Një dokufilm, një libër dhe një kolanë dedikuar  Edukimit në Vazhdim në Shëndetësi: Një projekt viral për profesionistët e shëndetësisë dhe qytetarët.

Kolana Covid-19 dedikuar Edukimit në Vazhdim në shëndetësi.

Consulcesi ka realizuar një kolanë dedikuar Edukimit në Vazhdim në Shëndetësi qe fillon nga masat parandaluese për të paraprirë përhapjen e virusit deri tek ndryshimet psikologjike.
Të gjitha kurset janë realizuar mbi bazat e diponueshme shkencore dhe burime zyrtare. Rëndësia e një rrugëtimi të tillë është ndër prioritetetk e momentit për informimin dhe trajnimin në nivel kombëtar të profesionistëve të shëndetësisë.

DOkUFILMi: Virusi i frikës

Në bazë të indikacioneve të autoriteteve të shëndetësisë, Consulcesi Club dhe Sanità in-Formazione, kanë realizuar dokufilmin rreth Covid-19 i cili përveçse i përgjigjet kërkesave trajnuese rreth emergjencës shëndetësore, trajton në detaj aspekte psikologjike lidhur me frikën nga infektimi, e cila ndodhet në qendër të psikozës së masave, shpesh duke ushqyer dhe informacionet e rreme në rrjetet sociale. Dokufilmi i drejtohet profesionistëve të shëndetësisë, por do të jetë i disponueshëm falas për të gjithë komunitetin. Me regji të Christian Marazziti (autor i E-bola e Sconnessi) dhe Manuela Jael Procaccia, skenariste e specializuar në produksionet mjeko-shkencore, me kontributin e veçantë të Prof. Massimo Andreoni (Drejtor Shkencor i SIMIT) dhe Prof. Giorgio Nardone (Psicoterapeut i Link Campus University).
Do të jetë pikërisht ai, i cili do të shpjegojë tematikat e komunikimit mjek-pacient dhe psikozës së masave. Lidhur ngushtë me dokufilmin, prezantohet dhe kursi i edukimit në vazhdim, realizuar me kontributin shkencor të profesionistëve dhe institucioneve.